Allegri: Do të ketë edhe disa transfere

Milano, 9 gusht - Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri, është shprehur shumë i kënaqur me transferimin e Cristian Zapatas në formë huazimi nga Villarreali dhe pranon se priten transfere të reja te klubi nga San Siro.
Unë mirëpres transferimin e Zapaptas. Cristian është një prej lojtarëve që ka qenë në listën tonë që moti. Ai është lojtar që e takova në vitin 2006 kur jam thirrur te Udinese. Zapata do të jetë në gjendje të luaj në qendër të mbrojtjes dhe në krah. Me të, ne jemi të kompletuar në mbrojtje.
Ne do të shohim për repartet tjera. Kanë mbetur edhe 20 ditë para mbylljes së afatit kalimtar. Kaka? Momentalisht kjo punë nuk po më intereson, ka thënë Allegri.