Alegri merr pagë vjetore prej 2 milionë euro

Milano, 27 tetor - Klubi i futbollit italian Milan i ka ngritur pagën vjetore trajnerit Masimiliano Alegri edhe për gjysmë milion euro.
Tash paga vjetore e trajnerit të rosonerëve është 2 milionë euro, ndërsa italiani ka kontratë me skuadrën deri në fund të këtij sezoni.
Nënpresidenti i Milan, Adriano Galiani, ka thënë se në fund të sezonit do të vendoset nëse do të vazhdohet marrëveshja me trajnerin aktual të klubit.
Alegri ka marrë drejtimin e skuadrës nga San Siro në fillim të sezonit të kaluar dhe ka fituar titullin në Serie A.