14 Maj 2025

Aguero vendimta për fitoren e City-t

Manchester, 3 nëntor - Sergio Aguero ka shënuar një gol të bukur për fitoren 1:0 të Manchester Cityt kundër Manchester Unitedit.

Manchester City ka arritur të shënojë fitore në kuadër të derbit të fundjavës në Premierligën angleze.

Skuadra e kaltër arriti të triumfojë në Etihad minimalisht, 1:0, për tre pikë teje të rëndësishme në garën për titull.

Sergio Aguero (63’) ishte heroi i kësaj sfide për Cityn, me golin e bukur të shënuar pas asistimit nga Gael Clichy.

Unitedi nga pjesa e parë luajti me një lojtar më pak pas përjashtimit me karton të kuq të Chris Smalling pas dy të verdhëve.

Me këtë fitore, City tani ka 20 pikë në pozitën e tretë, teksa United ka 13 pikë në pozitën e nëntë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)