Adriano kthehet te Milani

Sipas përfaqësuesve të futbollistit, drejtuesit e skuadrës kineze nuk e respektuan marrëveshjen dhe kjo e shtyu Luiz Adrianon të mos e firmosë kontratën me ta.
Luiz Adriano do të kthehet te Milani për të mbyllur kontratën me këtë skuadër. Jiangsu nuk e respektoi marrëveshjen e arritur dhe kontrata me klubin kinez nuk u firmos. Luiz Adriano do të rinisë stërvitjen me Milanin ditën e enjte, tha një prej agjentëve të lojtarit.
Milan dhe Jiangsu arritën marrëveshjen për transferimin e Luiz Adrianos për një shifër prej 14 milionë eurosh, ndërkohë që për kontratën re të futbollistit flitej që ishte 5-vjeçare, me një pagë prej 8 milionë eurosh në vit.