04 Maj 2024

Abramoviç do bëjë shkurtime financiare

Londër, 19 shtator - Miliarderi dhe pronari i Chelseat, Roman Abramovich, u ka thënë drejtuesve të klubit nga Londra, se tashmë kanë mbaruar ditët e shpenzimeve marramendëse për Blutë.

Kjo do të thotë se lojtarëve do t\'u reduktohen fitimet nga bonuset, që automatikisht është shkurtim i pagës. Gjatë javës, drejtori Bruce Buck, qëndroi në qendrën stërvitore në Cobham, ku ka njoftuar lojtarët dhe trajnerët se transferimet e reja do të vijnë nga paratë që ka gjeneruar klubi nga sukseset e ekipit.

Sidoqoftë, nga kjo politikë e re e rusit Abramoviç nuk janë prekur lojtarët që kanë nënshkruar kontratat e tyre para vitit 2009, pasi që ata do të vazhdojnë të fitojnë bonuset, ashtu siç është e parashikuar në kontratën e tyre.

Këto shkurtime financiare te Chelsea vijnë pak pasi është njoftuar se kompanitë e Abramoviç janë në krizë të thellë financiare, si dhe kanë borxhe marramendëse.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)