29 Prill 2024

Whitney Houston përdorur narkotikë dhe medikamente qetësuese

Prishtinë, 5 prill - Këngëtarja e famshme Whitney Houston para vdekjes pat përdorur narkotikë dhe medikamente qetësuese, për këtë dëshmojnë rezultatet e ekzaminimit mediko-legal të bërë pas vdekjes.

Në raportin e mjekëve thuhet se në gjakun e këngëtares janë gjetur gjurmë kokaine, marihuane si dhe preparatesh qetësuese. Shkak për vdekjen e saj u bënë një sërë faktorësh, duke përfshirë edhe veprimin e drogës dhe insuficiencën kardiale.

Kokainë u gjet edhe në banjon e dhomës së hotelit “Beverly Hilton”, grimcat e saj u zbuluan në lugën e vogël të çajit si dhe në një copë letre. Ekspertët evidentojnë gjithashtu, se këngëtarja u gjet e shtrirë në vaskë me ujë të nxehtë, në pozicion përmbys.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)