05 Maj 2024

"We are the Champions", kënga më e dëgjueshme në botë

New York, 3 tetor - Një ekip akademikësh, i drejtuar nga psikologu Daniel Mullensiefen i universitetit Goldsmiths të Londrës, ka dalë në përfundimin se kënga “We Are The Champions” e kënduar nga grupi Queen është më e dëgjueshmja e të gjitha kohërave.

Studiuesit i kanë dhënë vullnetarëve mijëra këngë duke vëzhguar më pas reagimet e tyre dhe duke bërë një listë me 100 këngët që ngjallin më shumë emocion tek dëgjuesit.

Për doktor Mullenfeisen, muzika është “matematikë, shkencë e teknologji” dhe që një këngë të ketë sukses janë të nevojshëm faktorë si ritmi dhe zëri mashkullor.

Ja 10 këngët më të dëgjueshme në botë:

1- We are the Champions, Queen (1977)
2 - Y.M.C.A, The Village People (1978)
3 - Fat Lip, Sum 41 (2001)
4 - The Final Countdoën, Europe (1986)
5 - Monster, The Automatic (2006)
6 - Ruby, The Kaiser Chiefs (2007)
7 - I'm Always Here, Jimi Jamison (1996)
8 - Brown Eyed Girl, Van Morrison (1967)
9 - Teenage Dirtbag, Wheatus (2000)
10 - Livin' on a Prayer, Bon Jovi (1986)

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)