04 Maj 2024

Victoria Beckham, reklamon Range Rover në Pekin

Pekin, 24 prill - Stilistja e njohur Victoria Beckham vizitoi Pekinin ku përuroi një tip të ri makine Range Rover.

Ajo ka bashkëpunuar me firmën Range Rover për të stilizuar interierin e prodhimit të posaçëm Range Rover Evoque.

E pyetur nëse u trembej fotografëve kur ngiste makinën, ajo pranoi se prania e tyre ishte shqetësuese por se ndihej e sigurtë në Range Roverin e saj.

Victoria Beckham, e cila e përdor zakonisht talentin për veshjet në paradat e modës, tha se ishte krenare që po i provonte aftësitë për të stilizuar një makinë luksoze.

Ish pjestarja e grupit rok Spice Girl tha se shpreson që makina e re t’i pëlqejë edhe bashkëshortit të saj, David Beckham.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)