28 Prill 2024

Victoria Beckham pozon me veshje intime

Londër, 24 janar - Victoria Beckham solli në jetë korrikun e vitit të shkuar vajzën e saj Harper e vetëm pak muaj më vonë pozon me veshje intime dhe fiziku i saj duket i shkëlqyeshëm.

37-vjeçarja do të jetë në kopertinën e revistës \"Numero\" në Japoni, që do të dalë për publikun në muajin mars. Ajo pozon me të brendshme që nxjerrin në pah lëkurën e tonifikuar dhe fizikun e dobët.

Vic ka rrëfyer edhe vizionin e të ardhmes së kompanisë së saj duke shpjeguar se është në kërkim të shitjeve me pakicë dhe mundësive për zhvillim të tregut virtual. \"Unë e kam të vështirë të dal dhe të bëj pazar sepse nuk kam kohë. Çdo gje e bëj online dhe besoj se kjo do të jetë pjesë e së ardhmes\", thotë Victoria.

Ajo ka sqaruar se pavarësisht zërave të ndryshëm, nuk ka si qëllim krijimin e linjave të veshjeve për fëmijë, pasi ka shumë njerëz që e bëjnë këtë gjë, sipas saj, shumë mirë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)