Victoria Beckham e kënaqur me fitore në fushën e modës

Londër, 29 prill - Victoria Beckham, e cila ka Cameron Diaz dhe Beyoncé si adhuruese të famshme të linjës së saj të rrobave luksoze, thotë se njerëzit nuk kanë pritur që ajo të ketë shumë sukses në Javën e Modës në New York Fashion në 2008.
Ajo e pranon se njerëzit kanë qeshur me të kur ajo ka filluar të dizajnoj rroba, por tani që emri i saj është ndër të parët në botën e modës ajo po e dëshmon të kundërtën.
Dizajnerja, e cila është e martuar me ish-futbollistin anglez David Beckham, konsideron se marka e saj e rrobave është shumë më e rëndësishme se njerëzit e famshëm .