01 Nëntor 2024

UNICEF-i shënon Ditën Ndërkombëtare të Rinisë në Kosovë

Prishtinë, 13 gusht - Zyra e UNICEF-it në Kosovë shënon sot Ditën Ndërkombëtare të Rinisë, me partnerë dhe miq për të njohur përpjekjet dhe angazhimin e të rinjve në Kosovë dhe në pjesë të tjera të botës, në luftën e tyre kundër COVID-19. 

Tema e këtij viti për Ditën Ndërkombëtare të Rinisë 2020, "Angazhimi i të Rinjve për Veprim Global" synon të nxjerrë në pah mënyrat me të cilat angazhimi i të rinjve në nivelin lokal, qendror dhe global është pasurimi i institucioneve dhe proceseve qendrore dhe shumëpalëshe, si dhe të nxjerrë mësime se si përfaqësimi dhe angazhimi i tyre mund të avancohen ndjeshëm.

Sot, më shumë se 20 pjesëmarrës diskutuan me Ministrin e Arsimit, Z. Ramë Likaj, dhe Ministren e Rinisë, Kulturës dhe Sportit, Znj. Vlora Dumoshi për përpjekjet e përbashkëta për të luftuar COVID-19 dhe më gjerë.

Kozeta Qena - Imami, Shefe e Njësisë së Arsimit dhe PZhA në UNICEF Kosovë tha se: “Agjenda dhe angazhimi i të rinjve është shumë dinamik për të sjellë ndryshime pozitive në shoqëri; megjithatë, mbështetja e institucioneve është thelbësore për të siguruar që ajo të jetë e qëndrueshme dhe strategjike”.

Në Kosovë, sot të rinjtë diskutuan për ndryshimet që ndikojnë në jetën e tyre për shkak të COVID-19 dhe adresuan nevojat e tyre për të kapërcyer situatat dhe vazhdojnë të jenë partnerë të ngushtë me institucionet dhe të punojnë së bashku në sjelljen e ndryshimeve në komunitetin e tyre.

Trina Hoti, Grupi i Referencave të Rinisë i UNICEF-it në Kosovë citoi ish-presidentin e SHBA-ve, Franklin D. Roosevelt i cili tha se "Ne nuk mund të ndërtojmë gjithmonë një të ardhme më të mirë për të rinjtë, por ne mund t'i përgatisim të rinjtë më mirë për të ardhmen", duke theksuar nevojat e të rinjve për arsimim të duhur dhe ndërtim të kapaciteteve për të ardhmen.

Ndërsa Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Kosovë, zonja Vlora Dumoshi, ish-partnerja e UNICEF-it në Kosovë dhe një aleate aktual për avancimin e axhendës së të rinjve, theksoi ndikimin e pandemisë COVID-19 në mungesën e mundësive të punësimit të të rinjve. "Qëllimi im si ministre është të përkthej fondin e rimëkëmbjes së COVID-19 në punësimin e të rinjve", tha ajo, ndërsa theksoi nevojën e mbështetjes nga donatorët dhe partnerët.

Ministri i Arsimit, Z. Ramë Likaj, theksoi se UNICEF-i në Kosovë mbetet partneri strategjik në arsim dhe ngritjen e kapaciteteve të të rinjve, i cili mbetet si faktor kryesor për zhvillimin dhe punësimin e tyre.

Mbi 28,000 të rinj janë përfshirë deri më tani dhe kanë përfituar ndër vite nga programet e ngritjes së kapaciteteve që UNICEF-i ka implementuar përmes Laboratorit të Inovacioneve të UNICEF-it, me mbështetjen e partnerëve zbatues. 

Zyra e UNICEF-it në Kosovë dëshiron të falënderojë donatorët si ING, Agjencia Austriake e Zhvillimit (ADA), Qeverinë e Japonisë dhe SIDA-n për kontributin e tyre bujar i cili është instrument për përfshirjen e më shumë se 7000 të rinjve dhe ofrimit të mundësive unike të mësimit eksperimental, për të adresuar sfidat sociale në komunitetet e tyre.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)