28 Prill 2024

Travolta rikthehet në rolin e një ushtari serb

Hollywood, 1 nëntor - John Travolta do të rikthehet në ekranin e madh. Këtë herë ai do të jetë bashkëprotagonist me një tjetër ikonë të kinematografisë botërore, Robert De Niro dhe ky film shënon edhe interpretimin për herë të parë të dy aktorëve në të njëjtin produksion. Bëhet fjalë për filmin “Killing Season”.

Dy janë personazhet kryesore, ai i një veterani amerikan të luftës që interpretohet nga De Niro që jeton në një kasolle malore dhe një turist evropian, që interpretohet nga Travolta.

Mes tyre lind një miqësi e çuditshme dhe ata shndërrohen në dy njerëz tepër të afërt.

Por si në çdo histori, edhe këtu ka një pikë kthese tepër të rëndësishme.

Ai nuk është vetëm një turist, por një ushtar serb në kërkim të hakmarrjes e pasi kjo merret vesh, ata fillojnë një luftë të hapur në male.

Skenari i filmit mban vulën e Evan Daugherty ndërsa regjisor i filmit është Steven Johnson.

Filmi është produksion i “Millenium Films” që nëpërmjet një deklarate për mediat ka njoftuar se ekipi që do të realizojë filmin do të jetë në sheshin e xhirimit prej janarit të vitit 2012.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)