10 Maj 2024

Tom Cruise e Jennifer Lopez, bashkë në skenë

Hollywood, 2 shkurt - Detajet e ceremonisë madhështore të çmimeve Oscar që do të mbahet këtë 26 shkurt kanë nisur të publikohen një nga një prej shpalljes së kandidaturave.

E pas konfirmimit se Jennifer Lopez do të ngjitej në skenën e çmimeve si prezantuese, mësohet se edhe aktori Tom Cruise do të jetë ndër prezantuesit e mbrëmjes e cila do të moderohet nga Billy Cristal.

Raporti i aktorit Cruise me statujën e ccmimeve OSCAR është tepër i rëndësishëm. Ndonëse se ka fituar asnjëherë këtë trofe, ai ka qenë i nominuar në vite të ndryshme plot 3 herë, në vitin 1990, 1997 dhe 2000.

Dhe prezenca e tij konsiderohet si tepër e rëndësishme në këtë gala çmimesh, pas asaj të Lopez e publikuar nga producentët Brian Grazer dhe Don Mischer pak ditë më parë.

Dukshëm, prezenca e Billy Cristal nuk është cilësuar e mjaftueshme në skenën e çmimeve Oscar, ku këtë vit mendohet se do të bëhen apele të rëndëshishme, në një kohë kur industria e kinemasë ka përfunduar në atë pikë sa nuk kanë mundur dot të gjenden 10 tituj filmash në lartësinë e ccmimeve për t’u nomunuar, andaj edhe kandidatë në këtë edicion janë vetëm nëntë.

E ndërsa prej organizatorëe zbulohen detaje, bastet se kush do të jenë triumfues në kategori të ndryshme, vijojnë të intensifikohen.

Ndër aktorë, favoritë është George Clooney, madje ai konsiderohet pa rival në kategorinë e aktorit më të mirë...në distancë ndiqet nga Jean Dujardin, protagonisti i “The Artist”.

Megjithatë, në frontin e të favorizuarve, George Clooney duket se nuk ka asnjë problem për të arritur te trofeu.

Ndërsa për statujën e aktores më të mirë, gjithnjë sipas basteve, janë duke u ‘ndeshur’ Meryl Streep për rolin e saj si Margaret Thatcher në “The Iron Lady” dhe Viola Davis në filmin “The Help”.

Por se cilët do të triumfojnë në ceremoninë më të rëndësishme të ccmimeve kinematografike, do i vendosë mbrëmja e 26 shkurtit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)