29 Prill 2024

Timberlake heq dorë nga turnetë

SHBA, 8 qershor - Superylli i muzikës pop, Justin Timberlake, planifikon që t`u japë fund turneve, mirëpo këtë do ta bëjë pasi të ketë organizuar edhe një turne të fundit.

Vitet e fundit, krijuesi i hitit “SexyBack” është tërhequr nga muzika për t`u përqendruar në karrierën e tij si aktor në filmat, si “The Social Network” dhe filmat e ardhshëm “Bad Teacher” dhe “Friends With Benefits”.

Ndërkaq, edhe pse nuk ka hequr dorë nga muzika, ai ka thënë se do të heqë dorë nga turnetë.

“Mund të bëjë edhe një turne dhe më pas t`u jap fund atyre, ka deklaruar këngëtari për revistën Vanity Fair.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)