29 Prill 2024

Stivi Niks me albumin e saj të ri “In your dreams”

SHBA, 30 maj - Shumë adhurues dhe kritikë të artit po e quajnë albumin e ri të Stivi Niksit si më të mirin e karrierës së saj si soliste.

Albumi “In your dreams” vjen mbas një periudhe 10 vjeçare për këngëtaren, e cila ka bashkëpunime me emra shumë të njohur gjatë aktivitetit të saj muzikor.

Titulli i albumit “In your dreams” i Stivi Niks, është shkëputur nga një prej 7 këngëve të albumit që vetë këngëtarja i shkroi me Dave Stewart të Eurythmics,  i cili është bashkëpunëtor në krijimin e këtij albumi.

Albumi u regjistrua në shtëpinë e Stiviet në Kaliforni. Këngëtarja thotë se ky album është më i arrituri i karrierës së saj.

“Annabel Lee” është një përshtatje e një poeme e Edgar Allan Poe të vitit 1849. Këngët e tjera të albumin “In your dreams” u frymëzuan nga ngjarje personale në jetën e Steve. Dy prej poemave të përdorura në këngët e saj janë të viteve 1970.

Në vitin 2004, Stevi Niks nisi të vizitojë ushtarët të plagosur në luftë të cilët kuroheshin  në Uashington dhe Bethesat.  Në albumin e saj të ri përfshihet kënga “Soldier’s angel” , e cila ka një kuptim të madh për të dhe për ata që ajo vizitoi në spital.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)