13 Maj 2024

Stallone dhe Schwarzenegger, sërish bashkë në film

Hollywood, 9 shkurt - Sylvester Stallone dhe Arnold Schwarzenegger, dy simbolet e filmave aksion në Hollywood, do të punojnë sërish së bashku.

Aktorët muskulozë do të xhirojnë filmin ‘The Tomb’ (Varri), me regji të suedezit Mikael Hafstrom, sipas një komunikate të lëshuar nga studio ‘Summit Entertainment’.

Skenari i filmit, i realizuar nga Miles Chapman, flet për një ekspert të sigurisë së burgjeve (Sylvester Stallone) i cili duhet të arratiset nga një burg i dizenjuar nga vetë ai. Në këtë mision do të ketë ndihmën e Schwzrenegger.

Xhirimet e filmit do të nisin në Luisiana (SHBA) në muajin prill të këtij viti.

“Jam shumë i lumtur që do të realizoj filmin ‘The Tomb’ me dy ikona si Stallone dhe Schwarzenegger. Është çifti më i mirë për këtë thriller”, është shprehur producenti Mark Canton.

Të dy këta aktorë janë shfaqur për disa sekonda së bashku edhe në filmin ‘The Expandables’, ndërsa pritet të rishfaqen në pjesën e dytë të këtij filmi që për momentin është në postproduksion.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)