28 Prill 2024

Stallone akuzohet për vjedhje

Hollywood, 27 tetor - Aktorin e Hollivudit Sylvester Stallone, e ka paditur një skenarist amerikan, sepse ylli i filmit “Rocky”, dyshohet të ketë vjedhur skenarin e tij për filmin "The Expendables".

Filmi nga viti 2010, në të cilin përkrah Stallones luajnë edhe Jason Statham, Arnold Shwarzenegger, Dolph Lundgren, Jet Li dhe Bruce Willis, ka fituar 274.5 milionë dollarë në mbarë botën, ndërsa ngjarja e filmit ka të bëjë me një grup vrasësish me pagesë, të cilët rrëzojnë nga pushteti një diktator latino-amerikan.

Marcus Web, skenarist, thotë se Stallone e ka vjedhur skenarin e tij "The Cordoba Caper" dhe se ngjarja e tregimit të tij është e ngjashme.

“Nëse e krahasoni, do të vëreni se ka shumë ngjashmëri mes këtyre dy projekteve dhe është evidente se skenari i Web-it është kopjuar”, thuhet mes tjerash në padi. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)