26 Mars 2023

Sot nis festivali “Art Without Limit International Film Festival”

Prishtinë,1 dhjetor -  “Art Without Limit International Film Festival” 2021 edicioni i dytë do të mbahet nga sot deri me 3 dhjetor në Kino Armata dhe në Teatrin Kombëtar në Prishtinë!

AWLIFF është i vemti Festival në Ballkan ku të gjithë filmat të cilët janë në program për tu shfaqur, kanë si temë personat me aftësi të kufizuar!

Festivali është organizuar nga një grup i grave Artiste dhe NGO “Art Without Limit” me drejtoreshë ekzekutive Znj; Ganimete Sava, ndërsa drejtor Artistik është Regjisori; Burim Haliti, dhe drejtor i programit; Michael Stoeger!

Shumë filma nga 80 vende të Botës kan aplikuar për të qenë pjesë e programit të festivalit, selektorët e festivalit kan përzgjedhur 50 nga ta për tu shfaqur në edicionin e dytë në konkurencë zyrtare.

Sot do të bëhet hapja zyrtare e Festivalit në Kino Armata në Prishtinë me premierën vendore të dokumentarit të shkurtër “Light Sparks” ndërsa nesër gjatë tërë ditës do të shfaqen filmat konkurues në Kino Armata në Prishtinë.

Ndërkaq ditën e fundit do të bëhet ceremonia e ndarjes së çmimeve në Teatrin Kombëtar të Kosovës.

Këtë edicion, Festivali do të përbëhet nga 3 juri të ndryshme;


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 26 mars 2023

- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bën homazhe në Krushë të Madhe dhe në Krushë të Vogël. (Krushë e Madhe, ora 8:00)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani bën homazhe në Kompleksin Memorial të dëshmorëve dhe të martirëve në fshatin Krushë e Madhe. (Krushë e Madhe, ora 11:00)

- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban konferencë për media. (Holli i Kuvendit të Republikës së Kosovës, ora 12:00)