08 Maj 2024

Soni konfirmon shtatzëninë

Tiranë, 15 korrik - Këngëtarja nga Shqipëria është duke pritur fëmijën e saj të parë. Lajmin e ka konfirmuar edhe vetë Soni e cila ka thënë për “Gazetën Shqiptare” se është shumë e lumtur me këtë përvojë.

“Me thënë të drejtën, barku akoma s’po duket edhe pse po hyj në muajin e katërt, siç duket ngaqë s’kam pasur fare dhe prej palestrës intensive që kam bërë duket një bark më se normal”.

“Unë jam në mbikëqyrje intensive nga mjekët këtu në Spanjë, pasi këtu ekziston një program i veçantë për gratë shtatzëna, ku të bëjnë të gjitha analizat e mundshme, të vënë në dispozicion mjekun e familjes, madje edhe psikolog”, ka thënë Soni, e cila tashmë prej një viti jeton në Spanjë së bashku me bashkëshortin Mirko.

Ndërkohë, sa i përket karrierës muzikore nga këngëtarja pritet shumë shpejt lansimi i këngës së re, të shkëputur nga albumi i fundit “Unik”, që quhet “Nën lëkurën tënde”. Albumi ka pasur një sukses të paparë dhe kënga pritet që të kthehet në një hit veror.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)