29 Prill 2024

Shpallen kandidaturat për çmimet Oscar

Los Anxhelos, 26 janar - Dje në Los Anxhelos u shpallën kandidaturat për çmimet Oscar. Ceremonia e 83-të e ndarjes së çmimeve prestigjioze për Kinematigrafinë, do të mbahet më 27 shkurt.

Filmi britanik “The King’s Speech” dhe varianti i ri i filmit amerikan me kauboj “True Grit”morën numrin më të madh të kandidaturave, i pari me 12 dhe i dyti me 10.

Ndërsa filmi me temë fantastiko-shkencore “Inception” dhe ai “The Social Network”, që tregon historinë e krijimit të faqes së Internetit Facebook, morën nga 8 kandidatura për çmimin Oskar. Këta 4 filma konkurojnë edhe në kategorinë e filmit më të mirë, krahas Black Swan, The Fighter, The Kids Are All Right, 127 Hours, Toy Story 3 dhe Winter’s Bone.

Për kategorinë e aktorit më të mirë janë emëruar Colin Firth për interpretimin e mbretit britanik Xhorxhi i 6-të në filmin “The king’s speech”.

Jeff Bridges për lojën në filmin “True Grit”, Jesse Ajzenberg për intrepretimin e krijuesit të Facebook-ut në “Social Network”, ndërsa për kategorinë e aktores më të mirë janë propozuar aktoret Annette Bening për interpretimin në filmin “The kids are all right” dhe Natalie Portman për interpretimin e rolit të balerinëa në filmin psikologjik “Black Swan”.

Filmi “The social network” ishte fituesi kryesor i çmimeve Globi i Artë javën e kaluar, që janë një tregues për fituesit e mundshëm të Çmimeve Oscar të Akademisë së Arteve dhe Shkencave  për Kinematografinë, që është çmimi më prestigjioz i kësaj fushe.

Për kategorinë e filmave të huaj më të mirë konkurojnë filma meksikan, danez, grek, kanadez dhe algjerian. Ceremonia e çmimeve Oscar do të transmetohet drejtpërdrejt nga televizioni amerikan më 27 shkurt dhe ajo drejtohet këtë vit nga aktorët Ann Hathaway dhe James Franco. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)