Shia LeBouf sulmohet në rrugë

Vankuver 19 tetor - Aktori hollivudian Shia LeBouf është goditur me grushta në stomak jashtë një bari në Vankuver të Kanadasë.
Agresori, pasi e ka goditur disa herë protagonistin e Transformers është larguar menjëherë.
Nuk dihet ende se kush ishte shkaku i sulmit, por burime për mediat amerikane theksuan se sherri kishte nisur në brendësi të barit.
Pasi është rrëzuar nga goditjet, Shia ka tentuar të ngrihet dhe të kundërpërgjigjet, por shokët e kanë mbajtur.