03 Maj 2024

SHBA, Shah Rukh Khan ndalohet nga policia

New York, 15 prill - India është inatosur me Shtetet e Bashkuara te Amerikes pasi ylli i Bollivudit, Shah Rukh Khan u ndalua për 90 minuta nga agjentët e policisë amerikane në aeroportin White Plains të New Yorkut.

Aktori mbërriti me një avion privat dhe ishte rrugës për në Yale University për një eveniment kur papritur u ndalua nga agjentët.

Oficerët e doganës dhe mbrojtjes së kufijve e mbajtën atë për ta kontrolluar dhe më pas e lanë të lirë, duke kërkuar edhe falje për incidentin. Por faljet duket se nuk e kanë qetësuar Nju Delhin zyrtar.

“Politika e ndalimit dhe më pas e faljes nga ana e Shteteve të Bashkuara nuk mund të vazhdojë”, deklaroi ministri indian i Punëve të Jashtme, SM Krishna.

Falje kërkoi edhe zëdhënësi i ambasadës amerikane në Delhi, Peter Vrooman, për eksperiencën jo fort të këndshme që kishte kaluar aktori i njohur në mbarë botën.

Vetë aktori tha se u ndalua për motivin e vetëm se kishte emër mysliman, ndërkohë që autoritetet policore thanë se ai nuk ishte ndaluar por vetëm ishte marrë në pyetje.

Në vitin 2009 Shah Rukh Khan u ndalua për dy orë në aeroportin e Newark-ut dhe u lirua vetëm pas ndërhyrjes së ambasadës indiane në Shtetet e Bashkuara. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)