06 Maj 2024

Shakira plaçkitet nga një adhurues gjatë koncertit

Meksikë, 19 prill - Derisa po performonte në Monterrey gjatë një koncerti të mbajtur të enjten e kaluar Shakires ju hoq unaza nga gishti nga një adhurues i saj.

Edhe pse ajo e vërejti plaçkitjen  – që ishte incizuar edhe në kamera – ajo vazhdoi të performoj dhe nuk u ballafaqua me hajnin.

Asnje arrrestim nuk është bërë dhe ky koncert shënoi shfaqjen e saj të fundit në këtë vend.

Ndërkohë i dashuri i Shakirës  – futbollisti Gerard Pique – edhe pse ka zbuluar se është “shumë i lumtur” me të dashurën e tij, ai bëri të ditur se po mundohet të luftoj me prezencën e paparacëzve të cilët kanë qëllim ti vardisen asaj.

Këngëtarja kolumbiane e zbuloi romancën e saj me Gerard muajin e kaluar duke postuar një foto të saj bashkë me të.

E pyetur pse ajo ka vendosur ta bëjë publike marrëdhëniet e saj pas disa muaj spekulimesh, ajo tha se thjeshtë dëshiron të ju tregoj të gjithëve se është e lumtur dhe jam në një pozicion të mirë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)