30 Prill 2024

Shakira kundër ligjit të emigrantëve

Arizona, 30 prill - Këngëtarja me origjinë kolumbiane, Shakira kundërshton publikisht ligjin e shtetit amerikan të Arizona-s kundër emigracionit.

Këtë javë këngëtarja bionde do takohet me kryebashkiakun e qytetit më të madh të shtetit, Phoenix, Phil Gordon, i cili gjithashtu është kundër këtij ligji.

Norma ligjore që do hyjë në fuqi këtë verë u lejon forcave të rendit të arrestojnë ose të marrin në pyetje pa mandat, këdo që dyshohet se ka hyrë ilegalisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ndërkohë edhe presidenti Barak Obama e ka cilësuar këtë ligj si “të papërgjegjshëm dhe ilegal”.