03 Maj 2024

Shakira koncerti shpërthyes në Skoci

Skoci, 21 dhjetor - Këngëtarja kolumbiane Shakira “shkriu ngricën” e Gllasgout, gjatë një koncerti shpërthyes, mbrëmjen e djeshme në Skoci.

E veshur me rroba verore, në spektaklin e zhvilluar brenda një pallati sporti, fjalët e para të kolumbianes ishin: “Kam ardhur këtu për t’iu kënaqur”.

Pas paraqitjes së saj të parë me një pallto rozë, Shakira u zhvesh për t’u prezantuar me një bluzë të shkurtër ngjyrë të artë dhe pantallona lëkure të ngjitura pas trupit. Ajo elektrizoi publikun me kërcimet e mrekullueshme të “Waka Waka”.

“Beatiful Liar” dhe “She Wolf”, interpretuar në një mënyrë shumë sensuale, ndezën gjithashtu gjakun e publikut. Shakira do të përfundojë turin e saj europian mbrëmjen e sotme, me koncertin e “Arena O2” në Londër. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)