04 Maj 2024

Schwarzenegger i rikthehet kinemasë

Hollywood, 19 tetor - Tetë vite mungesë në ekranin e madh, por më në fund Arnold Schwarzenegger është rikthyer në sheshxhirim ditën e martë për të punuar për një film.

Bëhet fjalë për filmin ‘Last Stand’, ku aktori muskuloz interpreton një sherif të një fshati të vogël kufitar.

Ky është filmi i parë që nga viti 2003, kur aktori interpretoi në filmin ‘Terminator 3 - Rise Of The Machines’.

Disa muaj më pas Schwarzenegger mori detyrën e guvernatorit të Kalifornisë, një post që e mbajti për tetë vjet.

Koreani Kim Jee-Won është regjisori i filmit ‘Last Stand’.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)