29 Prill 2024

Scherzinger: Nuk dua të martohem

Londër, 3 dhjetor - Martesa nuk hyn në planet e Nicole Scherzinger, e cila nënvizon se marrëdhënia e saj me pilotin e Formula 1, britanikun Lewis Hamilton, është shumë mirë kështu siç është.

Kur pyetet se a do i pëlqente të martohej me Hamilton, Scherzinger thotë: “Jo… dua të them që jemi mirë kështu siç jemi.”

Në lidhje me profesionin e rrezikshëm të partnerit të saj, këngëtarja thekson:

“Nuk di çfarë të them sepse nuk e kam idenë se çfarë ndjen ai kur piloton një makinë Formula 1. Unë kam makinën time Mercedes, por nuk kam ecur ndonjëherë me shpejtësi të larta kështu që nuk e di se sa e rrezikshme mund të jetë.”

“Sido që të jetë, unë e mbështes shumë atë në karrierën e tij”, përfundon Nicole.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)