28 Prill 2024

Sandra Bullock, 1 milionë dollar për Japoninë

New York, 19 mars - Sandra Bullock i ka dhururar 1 milionë dollar Kryqit të Kuq në ndihmë të Japonisë, vendit që u godit nga një tërmet 8.9 ballësh javën e kaluar.

Të ardhurat e aktores për vitin 2010 shkuan deri në 22 milionë $ dhe pritet që edhe këtë vit fitimet për Bullock të jenë të mëdha duke marrë parasysh se do të interpretojë në 9 filma të rinj.

“Kryqi i Kuq amerikan i është shumë mirënjohës Sandra Bullock dhe familjes së saj për këtë donacion bujar. Ky kontribut është shumë i rëndësishëm për nevojat urgjente të shumë njerëzve në Japoni”, lexohej në komunikatën e organizatës.

Vitin e shkuar, aktorja 46-vjeçare dhuroi edhe 1 milon $ të tjerë për të ndihmuar viktimat e tërmetit në Haiti.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)