05 Maj 2024

Rowland nuk është gati të bëhet nënë

Los Angelos, 5 tetor - Ylli i muzikës R&B, Kelly Rowland, nuk do të ndjekë hapat e shoqes së saj, Beyonce, në një të ardhme të afërt.

Krijuesja e hitit “Dilemma” është shumë e kënaqur që Beyonce është në pritje të fëmijës me burrin Jay-Z, mirëpo vetë ajo pohon se nuk është e gatshme për fëmijë.

“Jam shumë e lumtur për të dhe burrin e saj, dhe jam aq e entuziazmuar që do bëhem një teze për të dytën herë”.

“Do të ndihmoj për kujdesin ndaj foshnjës së parë të \"motrë\"’ sime dhe burrit të saj”.

“Unë nuk jam ende e gatshme për fëmijë. Mund t`i ndihmoj ata duke u kujdesur për këtë foshnje të vogël”, ka thënë Rowland për Mtv News. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)