15 Maj 2024

Rona Nishliu shkon në finale të Eurovision

Baku, 22 maj - Përfaqësuesja e Shqipërisë në Festivalin Evropian të Këngës – Eurovision, Rona Nishliu, është kualifikuar në finalen e këtij evenimenti që po zhvillohet në Baku të Azerbajxhanit.

Rona, e cila ishte e pesta në renditje, gjatë performancës së saj në natën e parë gjysmëfinale, mbizotëroi skenën dhe transmetoi ndjenja te publiku me një interpretim mjaft emocional, ndërsa mori ovacione për vokalin e jashtëzakonshëm. 

Sa i përket prezantimit skenik – ajo kishte veshur një fustan me një jakë të lartë, dhe një pelerinë të kaltër mbi pantallona të zeza. Skena ishte e errët, ku ngjyra dominuese ishte e kuqja.

Kënga “Suus” është një vepër e Florent Boshnjakut, ndërsa tekstin e ka shkruar vetë këngëtarja nga Kosova. Triumfi në Festivalin e Këngës në RTSH i ka mundësuar Ronës rrugëtimin drejt Bakusë, ku në garën e madhe të këngës evropiane përfaqëson Shqipërinë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)