Roberts të enjten në Romë në shfaqjen e parë evropiane

SHBA, 14 shtator - Julia Roberts do të shkojë të enjten në Romë në shfaqjen e parë evropiane të Ha, lutu dhe dashuro.
Filmi bazohet në një histori të vërtetë të treguar nga protagonistja Elizabeth Gilbert në romanin më të njëjtin titull.
Libri ka qenë një best seller në SHBA ku janë shitur rreth 6.2 milionë kopje, ndërkohë që është përkthyer në më shumë se 40 gjuhë.