19 Maj 2024

Rita Ora postoi në një rrjet shoqëror fotografi erotike

Miami, 24 korrik - Këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora, postoi në një rrjet shoqëror disa fotografi të sajat me pushime, të cilat mund të ishin të denja për këngën që e katapultoj në krye të “hit-parade” botëror, “Hot right now”.

21-vjeçarja e lindur në Prishtinë, u shfaq provokuese, ndërsa postoi në “Twitter” imazhet e dy mikeshave të saj që e puthnin në vende intime, gjatë qëndrimit në një plazh në Miami.

Një tjetër imazh i mëparshëm shfaqte këngëtaren dhe mikeshat e saj duke pozuar normalisht, momente përpara fotografisë me doza erotike.

Rita Ora, mbiemri i vërtetë i së cilës është Sahatçiu, mund të jetë përpjekur që nëpërmjet këtyre imazheve të bëjë xheloz të dashurin e saj, Rob Kardashian, i cili e ka patur të vështirë të gjejë kohë për t’iu bashkuar në pushime.

Megjithatë, pavarësisht spekulimeve të shumta për lidhjen e tyre, Rita vazhdon të mohojë gjithçka, duke e konsideruar pinjollin e familjes Kardashian si një mik të afërt.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)