Rita Ora feston Pashkët si lepurushe

New York , 21 prill - Këngëtarja me origjinë shqiptare e ka kaluar festën e Pashkëve në versionin \"lepurushe\", me një veshje ku dominonte ngjyra \"pink\" dhe me një kordon në kokë, në formën e veshëve të lepurit, ngjyrë të kaltër.
Lepuri është edhe simboli i festës së Pashkës, që simbolizon atë që sjell vezët.
Rita Ora është shfaqur e gëzuar, teksa shijonte këtë tip veshjeje me një rast të veçantë, gjatë një xhiroje rreth e qark New York City-t, të dielën e Pashkës, duke mos harruar ta shoqërojë këtë stil veshjeje edhe me mjaft stoli të çmuara.
23-vjeçarja po kalon një periudhë sezonale të provave në studio, ndoshta duke u përgatitur për një hit të ri.