Rita Ora dhe Jessie J me një pamje të re në koncert

Londër, 3 qershor - Dy këngëtaret që janë shfaqur me një pamje të re në koncertin e zhvilluar në Londër The Sound of Change kanë qenë pikërisht këngëtarja me origjinë nga Kosova Rita Ora, si dhe Jessie J.
Ata janë cilësuar nga dailymail dy këngëtaret që guxuan.
Rita Ora, shkruan tabloidi, ka dalë me barkun jashtë, veshur me një kostum me temina që xixëllonte, ndërsa Jessie J është shfaqur me kokën e qethur dhe të lyer me ngjyrë të verdhë.
Sigurisht që me këtë performancë dy këngëtaret e kishin të siguruar vëmendjen e publikut gjatë shfaqjes së dhënë të shtunën në mbrëmje.