19 Maj 2024

Rihanna shkarkohet nga “Nivea”

Los Angelos, 30 gusht - Rihanna është shkarkuar nga “Nivea pasi që është akuzuar së bën video shumë vullgare, por sidomos pushimet “hot” të kaluara në bordin e një jahti, me një festë të transmetuar direkt në Twitter.

Pas akuzave për spote raciste, tani kompania gjermane ka vendosur të shkarkojë përkohësisht një nga figurat më të famshme të saj, këngëtaren popullore me ngjyrë, Rihanna.

Komunikimi është bërë nga një prej drejtuesve të “Nivea”, Stefan Heidrenreich për të përditshmen prestigjoze gjermane “Die Welt”. “Nuk kuptoj se si mund të punësohet Rihanna nga dega e “Nivea”-s”, ka thënë Heidrenreich.

Kompania e kozmetikës ka zhvlerësuar kontratën me këngëtaren për shkak të imazhit të konsideruar shumë seksi dhe provokues, që Rihana po promovon kohët e fundit dhe që bie në kontrast me strategjinë e re të “Nivea”-s.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)