05 Maj 2024

Rihanna refuzoi rolin në X Factor

Hollywood, 15 prill - Rihanna ka refuzuar që të jetë anëtare e jurisë së emisionit të talenteve në Britani, “X Factor”, për shkak të axhendës së saj të ngjeshur.

Krijuesja e hitit “Complicated” ishte kërkuar që të jetë një prej antarëve të jurisë, por e refuzoi ofertën e Simon Cowell për shkak të axhendës së saj të ngjeshur nëpër turne.

“Po, kjo është një gjë të cilën do ta kisha dashur ta bëj. Por, këtë nuk na e lejon axhenda, një axhendë e cila kërkon që unë të jem nëpër skena në tërë botën. Ju duhet të jeni disa muaj para kohe të përgatitur, gjë që për mua është e pamundur”, deklaroi Rihanna.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)