06 Maj 2024

Rihanna ndryshon sërish pamjen

Los Angelos, 12 prill - Ndryshimi i pamjes është shndërruar për Rihanna-n një normalitet i ngjashëm me ndryshimin e veshjes, ndërsa tashmë ajo u prezantua në publik me një prerje të re flokësh.

Gjatë javëve të fundit, ajo ishte bërë protagoniste e disa ndryshimeve të tilla. Rihanna, e cila bëri bujë nëpërmjet flokëve “si shkurre” të kuqe, u fotografua në daljen nga një restorant italian në Los Angelos me flokë të shkurtër dhe të shkatërruar.

Ajo që nuk ka ndryshuar është ngjyra e kuqërremtë, e cila vazhdon të mbetet në kokën e 23-vjeçares.

Megjithatë, duke gjykuar nga precedentët e saj, edhe kjo do të ndryshojë shumë shpejt. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)