05 Maj 2024

Rihanna flirton me një boksier

Los Angelos, 30 shtator - Rihanna ka gjetur dashuri të re. Këtë e ka bërë në xhirimet e fundit të klipit të saj në Irlandën Veriore.

Bëhet fjalë për Dudley O`Shaughnessy, një boksier dhe model e që është pjesë e videoklipit të saj më të ri “We Found Love”.

“Rihana nuk e fshihte se i pëlqente Dudley. Ata flirtuan gjithë kohës. Rihana i afrohej gjithë kohën dhe në një moment iu ul në prehër gjatë pushimeve ne xhirimin e klipit”, shkruan “The Sun”, duke iu referuar burimeve ne vendngjarje.
 
Nuk dihet sesa do të zgjasë historia e tyre, megjithatë të dy janë shfaqur të lumtur. Dudley 21 vjeç shpreson të marrë pjesë në Lojërat Olimpike 2012, ndërsa aktualisht ka nisur punën si model, pasi u zbulua nga një stilist në një metro të Londrës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)