29 Prill 2024

Rihanna, darkë përkrah Kutcher

Santa Monica, 23 mars - Këngëtarja 24-vjeçare Rihanna, është parë në orën 4 të mëngjesit duke dalë nga shtëpia e aktorit të famshëm amerikan Ashton Kutcher.

Rihanna ka darkuar me shoqen e saj Melissa Forde dhe menjëherë mbas saj është drejtuar me makinë drejt shtëpisë së Ashton.

E veshur me një veshje kazuale por tepër seksi, teksa dilte nga restoranti ku kishte darkuar në Santa Monica, ajo është parë duke shkëmbyer mesazhe në celular; se me kë nuk e dimë me siguri. Por ajo çfarë dimë është se ajo ka kaluar mbrëmjen tek shtëpia e Ashton.

Kutcher 34- vjeçar u nda nga gruaja e tij Demi Moore përpara pak muajsh, pasi u zbuluan tradhtitë e tij jashtëmartesore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)