16 Maj 2024

Promovohet vepra e Milazim Krasniqit

Prishtinë, 10 qershor -Të gjitha variantet e studimit të veprës së Milazim Krasniqit, tregojnë se edhe kur e shkruan prozën edhe kur e shkruan publicistikën, fjalori i tij poetik është kulmues në krijimtarinë e tij letrare. Kështu u tha me rastin e promovimit të kompletit të veprave të shkrimtarit, publicistit dhe poetit të mirënjohur kosovar, Milazim Krasniqit.

“Poezia”, “Proza”, “Drama”, “Komedia”, “Studime mbi letërsinë”, “Publicistika islame” dhe “Publicistika”, janë shtatë veprat e kompletit të Milazim Krasniqit, i cili në mënyrë solemne i ka prezantuar para lexuesve në hapësirat e “Pallatit të Sporteve” në Prishtinë.

Referuesit e këtyre veprave vlerësuan lart kontributin e Kransiqit, duke thënë se botimi i kompletit prej shtatë veprave është një ngjarje e klasit të parë, jo vetëm për autorin, por për të gjithë krijuesit.

Sali Bashota, njëri ndër referuesit e këtij kompleti veprash, duke folur për poezinë e autorit, ka thënë se fjalori poetik i Milazim Krasniqit, është kulmor në krijimtarinë e tij letrare dhe se përbën një nga ngjarjet më të veçanta të jetës së tij krijuese.

Haqif Mulliqi, duke folur për komedinë e Milazim Krasniqit, ka vlerësuar se krijimtaria e tij, ndërlidhet me atë të Ciceronit.

Profesor Milazim Krasniqi është profesor dhe shef në degën e Gazetarisë së Universitetit të Prishtinës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)