Promovohet libri Gjysma tjetër e autores Edita Sylejmani
Mitrovicë, 23 prill - Në Gjimnazin Frang Bardhi, është promovuar libri i autores së re, Edita Sylejmani, Gjysma Tjetër. Në këtë promovim libri ishin prezent përfaqësues të artit dhe kulturës, profesorë, nxënës dhe të ftuar të tjetër.
Nazmi Rrahmani, nga shtëpia botuese Faik Konica tha se Edita Sylejmani tashmë i është bashkuar kornizës origjinale të shkrimtarëve shqiptarë.
Rrahamni po ashtu tha se Sylejmani ka plotësuar kriteret e shtëpisë botuese Faik Konica. Edhe dy librat e tjerë të Sylejmanit janë vlerësuar për shkak të cilësisë se tyre. Kjo shtëpi botuese vazhdimit stimulon dhe mbështet shkrimtarët e rinj, tha Rrahmani.
Ndërsa autorja e librit, \"Gjysma Tjetër, Edita Sylejmani pasi falënderoi të pranishmit tha se botimi i librit të saj është një ditë e veçantë për të. Sylejmani ka falënderuar të gjithë ata që e kanë mbështetur botimin e këtij libri. Faleminderit që më jeni bashkuar në gëzimin tim, në promovimin e librit Gjysma tjetër. Për mua sot është një ditë shumë e veçantë, prandaj shfrytëzoj rastin t`i falënderoj të gjithë ata që më kanë përkrahur që unë sot të promovoj librin tim, tha ajo
Ndërsa, Hasan Hasani redaktor i librit tha se autorja është lindur dhe rritur me vargun melodik dhe ritmik të poetit Latif Berisha, me vargun meditativ dhe figurativ të poetit sugjestiv Fahredin Gunga si dhe me vargun, përkatësisht ligjërimin lirik që buroi nga shpirti dhe pena e Jakup Cerajës. Sipas tij, Edita Sylejmani hapëron sigurt nëpër këtë taban artistik që nuk di të lëkundet nga asnjë termet i mundshëm letrar.
Qysh në moshën 14 vjeçare, Edita Sylejmani erdhi para lexuesve me librin e saj të parë Edhe yjet festojnë, që bëri me dije lexuesit (ata që kanë përcjellë besnikërisht), vërtetë edhe yjet nga ai çast festonin fjalën e saj poetike. Ndërsa katër vjet më vonë, pra në moshën 18 vjeçare, Edita për lexuesit sjell dhuratën e dytë poetike, vëllimin poetik më një titull simpatik, aq edhe domethënës Gjysma Tjetër, ka thënë ai.
Sipas Hasanit, nëse vëllimi edhe Yjet Festojnë, erdhi në moshë të re, këtë Edita e mori më seriozitetin e një krijese të mirëfilltë dhe vazhdimësinë e saj poetike e pagëzoi Gjysma Tjetër. Ai tha se gjysma e veprës së filluar katër vjet më parë, nga shkrimtarja është plotësuar me pjesën në vijim, që sipas Hasanit ka krijuar tërësinë, tash për tash, kuptimplote në rrugëtimin e saj të gjatë e të mundimshëm poetik.