19 Maj 2024

Princi Harry dhe Kate Middleton janë bërë miq të mirë

Kensington, 27 gusht - Princi Harry dhe Kate Middleton janë bërë miq të mirë dhe kur William ndodhet jashtë shtetit për punë, ata kalojnë shumë kohë bashkë.

Mbreti i ardhshëm duket i lumtur për miqësinë e tyre, por nuk i pëlqejnë shumë shakatë dhe batutat e tyre.

Një burim ka pohuar për revistën “Grazia” se Middleton dhe princi Harry i kanë ngjitur Williamit nofkën “Burger King”, duke iu referuar shtimit të tij në peshë.

“William është shumë i lumtur që e shoqja dhe i vëllai, Harry, janë shumë miq. Por ajo që nuk i pëlqen është dëshira e tyre për ta vënë në lojë.

Megjithatë kur ata janë të tre bashkë, nuk është e rrallë ti shohësh duke qeshur dhe argëtuar”, ka thënë burimi.

Mbreti i ardhshëm i Anglisë dhe dukesha Middleton kanë qëndruar në shtëpinë e Harry, në Kensington, gjatë rikonstruksionit të apartamentit të tyre. Gjatë kësaj kohe Middleton i ka ofruar disa leksione gatimi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)