02 Maj 2024

Princ Harry ndahet nga e dashura

Londër, 17 gusht - Princi britanik Harry është ndarë nga e dashura e tij, modelja e veshjeve të brendshme, Florence Brudenell-Bruce, pas vetëm dy muajsh së bashku.

Princi e ka ndërprerë romancën e tij dy mujore me bukuroshen, për shkak të angazhimeve të shumta në ushtri.

“Harry ka shumë gjëra në kokën e tij për momentin. Ai është duke u koncentruar në ushtrimet për pilotimin e helikopterëve Apache.

Pas kësaj ai pret që të rikthehet në Afganistan. Harry u kënaq duke kaluar kohë me miqtë e tij gjatë verës, por ai nuk dëshiron të jetë në lidhje derisa po mëson për t`u bërë pilot i Apache dhe kjo është arsyeja pse është ndarë nga modelja”, potencoi një burim i Daily Mirror. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)