29 Prill 2024

Portman e bezdisur nga bukuria

SHBA, 16 nëntor - Natalie Portman mendon se bukuria është gjë bezditëse dhe se ajo nuk kupton pse njerëzit janë aq shumë të fiksuar pas saj.

Aktorja e “Black Swan”, urren të gjykohet në bazë të dukjes së saj, ndërsa nuk mund të kuptojë se pse disa njerëz, shumica djemë, janë aq të fiksuar pas performancës së saj.

“Bukuria mund të jetë pengesë, sidomos nëse është e vetmja gjë që u intereson njerëzve. Unë e di se të qenit atraktive është faktor i madh për gjetjen e një pune në profesionin tim. Bukuria mund të jetë bezdisëse nëse qëndroni me një djalosh që është i fokusuar vetëm tek bukuria e tij, apo tuajën. Unë njoh shumë aktorë meshkuj të cilët janë të obsesionuar nga bukuria e tyre”, tha Portman. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)