19 Maj 2024

Policia ndalon Sabri Fejzullahun

Prishtinë, 23 korrik - Policia e Lipjanit në bashkëpunim me inspek torët e kësaj komune nuk e kanë lënë këngëtarin e mirënjohur Sabri Fejzullahu të këndojë, duke i ndërprerë kështu në mes mbrëmjen muzikore.

Rreth 45 minuta pasi kishte nisur argëtimi për të rinjtë lipjanas në lokalin “Marigona” këngëtari Fejzullahu është detyruar ta ndërpresë atë, raportojnë mediat kosovare.

Për më tepër, mbrëmja gazmore ka marrë fundin ende pa nisur mirë për faktin se policia bashkë me inspektorët lipjanas kanë thënë se nuk ka pasur leje për tubim të tillë publik, ndërkohë që pronari i lokalit ku po këndonte Sabri Fejzullahu ka pohuar të kundërtën e asaj që kanë thënë zyrtarët policorë dhe autoritetet e Lipjanit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)