08 Maj 2024

Pirati i Karaibeve kalon 1 miliard dollarë

Hollywood, 7 korrik - Sukses planetar për Piratin e Karaibeve 4 që ka kaluar një miliard dollarë arkëtime.

Me një box office global prej 1,007 miliardë dollarësh, kapitulli i katërt e çon të gjithë sagën në një total të ardhurash prej 3,68 miliardë dollarësh.

Ky është filmi i tetë në histori që ka arritur një rezultat kaq të rëndësishëm dhe filmi i dytë i sagës, që ka arritur të kalojë rekordin prej 1 miliard dollarësh.

Ndërkohë, aktori Johny Depp, duke parë mbarëvajtjen e filmit, duket i vendosur për të firmosur kontratën për episodin e pestë të sagës.

Lajmin e bën të ditur faqja e internetit “The Wrap”, që citon një burim anonim që po ndjek negociatat mes aktorit dhe producentëve. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)