28 Prill 2024

Phil Collins mendoi vetëvrasjen

SHBA, 15 nëntor - Muzikanti britanik kaloi një depresion të rëndë kur marrëdhënia me gruan e tij të tretë, Orianne Cevey, përfundoi në mars të vitit 2006.

Këngëtari tregon se pati menduar t’i jepte fund jetës, por ndryshoi mendim për hir të fëmijëve të tij, Nicholas dhe Matthew.

“Kisha ndërmend të pija shumë ilaçe në mënyrë që mos të ndjeja gjë, por kuptova që nuk mund t’ia bëja një gjë të tillë fëmijëve të mi”, shprehet Collins.

Gjithashtu, këngëtari zbulon se nuk do të merret më me muzikë dhe albumi “Going Back”, për të cilin po punon aktualisht, do të jetë albumi i tij i fundit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)