04 Maj 2024

Përgjimi, Charlotte Church merr rreth 1 milionë dollarë

Londër, 27 shkurt - Këngëtarja Charlotte Church dhe prindërit e saj janë pajtuar që të marrin një dëmshpërblin prej 951 mijë dollarësh nga kompania e Rupert Murdokut.

Këngëtarja 26 vjeçare nga Uellsi ishte e pranishme në Gjykatën e Lartë të Londrës të hënën, për të lexuar një deklaratë e cila zgjidh pretendimet e saj se gazetarët e tashmë të shuarës, \"News of the World\" kishin përgjuar mesazhet me zë në familjen e saj si pjesë e 33 shkrimeve që e përfshinin atë.

Avokatët e këngëtares dhe të familjes së saj, James dhe Maria, konfirmuan kushtet e marrëveshjes me News Group Newspapers, që botonte edhe “News of the World.\"

Pronari Rupert Merdok, e mbylli tabloidin 168 vjeçar në korrik të vitit të kaluar në mes të zemërimit publik në rritje për shkak të praktikës së përgjimit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)