30 Prill 2024

“People”: Julia Roberts është më e bukura në botë

SHBA, 30 prill - Julia Roberts është personi më i bukur në botë sipas klasifikimit të “People” që e shikon fituese për herë të tretë.

Aktorja ka kaluar kolegët Daniel Craig dhe Justin Bieber. Për interpretuesen e Pretty Woman kjo është shfaqja e 12 e saj në klasifikimin e top 100.

Në listë janë edhe Diane Kruger, Channing Tatum, Zoe Saldana, Scarlett Johansson, Jake Gyllenhaal, Jennifer Aniston, Bradley Cooper, Katy Perry, Amanda Seyfried dhe Jennifer Lopez.