28 Prill 2024

“Pema e Jetës” fitues i çmimit Palma e Artë në Kanë

Kanë, 6 qershor - Regjizori Terrence Malik nuk ka ndonjë krijimtari të pasur në karrierën e tij. Në 4 dekada ai ka prodhuar vetëm 5 filma. Por secili prej tyre është një kryevepër dhe ka merituar  duartrokitjet e publikut.

Filmi i tij i fundit “The Tree of Life” “Pema e Jetës” ku interpretojnë Brad Pitt, Sean Penn dhe Jessica Chastin, fitoi çmimin Palma e Artë në Festivalin e Filmit në Kanë.

Filmi del në kinematë amerikane javën tjeter dhe autorët shpresojnë që çmimi i Kanës të ndihmojë në suksesin e tij edhe në tregun amerikan. 

Regjizori Malik është i njohur për planet e tij të fuqishme kinematografike, dialogun e kursyer dhe temat shpirtërore.

Filmi “Tree of Life” “Pema e Jetës” trajton gjetjen e ekuilibrit mes aspektit shpirtëror dhe natyrës njerëzore.

Malik, ish profesor filozofie, e paraqet këtë përleshje intatçore përmes karaktereve të një shtëpie diku në periferitë amerikane të viteve 1950.  Babai është krenar dhe despotik.

Ai ka luftë të brendshme pasi nuk ka arritur asgjë në këtë botë. Si pasojë e të ndjerit i paplotësuar në këtë botë, ai përpiqet të brumos të birin me idealet e tij.

Xheku është ende djalosh por ai mban një barrë të rëndë në jetën e tij.  Ai e admiron të jatin por gjithashtu i reziston atij.

Për regjizorin Malik, beteja mes atit e birit pasqyron mizorinë dhe bukurinë e natyrës. Në një skenë prej 20 minutash, regjizori paraqet një përleshje të jashtëzakonshme mes forcave të nayrës.

Por ekziston dhe mirësa, dashamirësia dhe altruizmi. Nëna, interpretuar në film nga Jessican Chastian, përfaqson këto elementë.

Djali rritet duke u bërë i sukseshëm  por njëkohsisht  konflitual.  Ky rol interpretohet nga Sean Penn. Ai lufton për të përballuar humbjen e të vëllait më të vogël dhe humbjen e pafajësisë.

Interpretimi i Brad Pitit është i vrullshëm dhe dinamik.  Në Festivalin e Filmit në  Kanë, ai foli për mesazhin shpirtëror të filmit.

“Në këtë film shtrohen pyetet e mëdha si fakti që jemi të përkohshëm në këtë jetë. Unë jam rritur me edukatën që Zoti do të kujdeset për gjithçka dhe kur kjo nuk ndodhte, atëherë ne na u tha se kjo ishte dëshira e Zotit”.

Duke lënë mënjanë besimin, filmi është një traktat i kuptimit të jetës. Pamjet e jashtëzakonshme, dialogu minimal, dhe muzika meditative kanë një ndikim të pakuptueshëm tek shikuesi dhe e lejon atë që të kërkojë dhe të mbërrijë  në përfundimet e tij.

Disa kritikë kanë kundërshtuar skenat e filmit për evolucionin e universit.  Por filmi “Pema e jetsë” fitoi çmimin Palam e Artë në Kanë, sepse e meritonte.

Ky film ofron një kinema të guximshme dhe një grup aktorësh të shkëlqyer. Ndonëse mban firmën e Terrence Malik,  ky film është si asnjë tjetër që kemi parë deri më sot.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)